Finlanda shfaqet si një prej vendeve që mbështesin më fort zgjidhjen e shpejtë të ngërcit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Në fakt, ajo po insiston që kjo situatë të zgjidhet brenda disa muajve, e nga sa pohoi në Prishtinë ministrja finlandeze e Cështjeve Europiane, Tytti Tuppurainen, shpresat janë që drita jeshile të vijë në vjeshtë.