Në ditën kur Finlanda bëhej anëtari i 31-të anëtar I NATO-s, ambasadori I saj në Prishtinë, Matti Nissinen, deklaroi mbështetjen e plotë të vendit të tij për Kosovën dhe për stabilitetin e të gjithë Ballkanit në tërësi. Finlanda ka qenë e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin këtu në Ballkan për shumë vite, dhe ne patjetër do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari, kemi qenë të angazhuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat europiane dhe euroatlantike. Do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen.