Diplomatët në Bruksel me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, janë të mendimit se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në përgjithësi do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në kontinentin evropian, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto dy shtete për vite të tëra janë aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qoftë në kuadër të BE-së, por po ashtu si partnere të NATO-s, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në misionet e NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.