Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara pritet të jap një vendim këtë të mërkurë për padinë e bërë nga Ukraina e cila akuzon Rusinë për “Financim të terrorizmit” dhe “Diskriminim racor” për rastin e Krimesë. Kievi pretendon se Moska mbështeti separatistët pro-rus në Lindje të Ukrainës që pas rastit të Krimesë i hapi rruge dhe pushtimit të plotë të vendit.