Top Channel/ Financial Times hedh poshtë sondazhet? “Ja përse Kamala Harris do të fitojë”
31/10/2024 22:32

Kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, e megjithatë, as mbulimi më i mirë mediatik nuk na e bën dot një pasqyrë të qartë sesi do të shkojnë gjërat. “Nëse do t’u besojmë sondazheve, gara është kokë më kokë. Nëse do t’i drejtohemi modeleve të parashikimit, Donald Trump ka pak më shumë gjasa të fitojë se Kamala Harris. Unë nuk besoj asnjërin”, shkruan Martin Sandbu i Financial Times, i cili synon të tregojë në artikullin e tij arsyet që e shtyjnë të mendojë se demokratja, do të jetë në fakt, ajo që do të marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë. Ai kujton sesi anketimet flisnin masivisht në zgjedhjet e mes mandatit në 2022-shin për një “dallgë të kuqe”, e cila në fakt nuk ndodhi, e për këtë, siç thekson Sandbu, nuk e kam ende një shpjegim të qartë. Të ashtuquajturat modele parashikimi janë edhe më keq se sondazhet, thotë ai, sepse pretendojnë të japin një tablo më të plotë se anketimet, por në fakt bëjnë të kundërtën. Këto modele tregojnë se ka një probabilitet të caktuar që Trump të fitojë, përkatësisht 52 për qind. Megjithatë, vazhdon gazetari, një shpërndarje probabiliteti nuk është parashikim – është një qasje e njëanshme që nuk parashikon asnjë rezultat, por thjesht nënkupton se të dyja janë të mundshme. Një “parashikim” gati 50-50 është bosh, e nuk nuk thotë asgjë, pretendon Sandbu, i cili sqaron më tej se parashikimin e tij personal për një fitore të Harris, e madje me diferencë të ndjeshme, e mbështet tek bindja se është ende “ekonomia” ajo që përcakton fatin e zgjedhjeve dhe zgjedhësit e vlerësojnë më shumë forcën e ekonomisë së SHBA sesa sondazhet elektorale. Përpos kësaj, mendon gjithashtu se çështja e abortit që i ndihmoi demokratët të kapërcenin pritshmëritë dy vjet më parë është ende po kaq me peshë edhe sot. Sipas tij, ndryshe nga anketimet e shkuara elektorale, mjaft sondazhe tani kanë ndjekur kryesisht realitetin ekonomik dhe kanë dhënë rezultatet më të larta me tregun e punës tashmë të forcuar, me inflacionin e ulur dhe pagat reale të rritura. Sandbu thekson se të dhënat e tremujorit të fundit tregojnë një rritje të konsumit, ashtu sic ndodh në kohëra të mira, se raporti naftë-pagë mesatare është më i favorshëm, e se në tërësi sipas tij, amerikanët janë më mirë tani sesa katër vjet më parë.

Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52