Top Channel/“Final Destination”:I shpëtoi shpellës së përmbytur në Tajlandë,17 vjecari vdes në Angli
16/02/2023 15:23

Shpëtimi i tij dhe 12 djemve të tjerë të bllokuar në një shpellë të Tajlandës, të përmbytur nga reshjet e rrëmbyera në 2018-tën, tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, sidomos për operacionin masiv të shpëtimit të tyre, ku morën pjesë edhe zhytës profesionistë ndërkombëtare. Shumë njerëz mbajtën frymën pezull atëherë dhe gëzuan me fundin e lumtur të asaj historie. Por sot, ai nuk konsiderohet më i tillë, të pakten jo për Duangphet Phromthep. 17 vjecari, që ishte atëherë kapiteni i skuadrës së futbollit të të miturve që përjetoi makthin e bllokimit dhe rrezikut për jetën në atë guvë, ishte bërë pjesë e një akademie futbolli në Leicestershire të Anglisë. Ai ishte shumë krenar për bursën e fituar, e cdo gje dukej se po shkonte më së miri për të. Kjo deri mëngjesin e sotmë, kur mediat më të mëdha botërore njoftuan me hidhërim ndarjen e adoleshentit nga jeta. Arsyeja e saktë nuk dihet ende, u fol vetëm për një aksident, por nuk ka detaje të mëtejshme. “Kaluam shumë gjëra bashkë, të mira dhe të këqija. Kaluam situata jete e vdekjeje. Më thanë të prisja e të shihja kohën kur do të ktheheshe në një futbollist të kombëtares. Gjithmonë kam besuar se mund ta bësh. Pusho në paqe vëlla, ne kemi gjithmonë njëri-tjetrin, të 13-të ne”, ishte mesazhi prekës i Prajak Sutham, njëri prej djemve që ashtu si 17 vjecari, arriti t`i shpëtonte makthit të shpellës në Tajlandë. Rick Stanton i cili udhëhoqi ekipin e zhytësve në misionin e shpëtimit të 2018-tën, u shpreh i shokuar nga lajmi që sic tha ai, i ka tronditur e trishtuar të gjithë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11