Punë pa teka është emisioni më i ri që i shtohet programacionit të larmishëm të Top Channel. Çdo pasdite të shtunave, Kristi Gongo do të sjell për shikuesit ndjeshmërinë personale të një profesioni të nënvlerësuar e shpeshherë edhe të paragjykuar. Një emision gjithëpërfshirës që i drejtohet edhe të papunëve,atyre që e kanë gjetur punën që duan , të vegjëlve apo edhe atyre që janë në pension.