Top Channel/ “Fiks fare” tek “Ëndërrtjerrësit”! Prapaskenat e investigimeve më të bujshme ndër vite
27/02/2022 21:20

Episodi i gjashtë i “Ëndërrtjerrësit” ka në fokus një prej emisioneve të para emblematike të ekranit tonë, “Fiks Fare”. Prapaskenat e emisionit investigativ më të ndjekur në Shqipëri vijmë me rrëfimet e Filip Cakulit, Denisa Haxhiajt por dhe stafit që punon e ka bashkëpunuar ndër vite me fiks fare. Që nga gazetarët e parë, e deri tek ata të fundit, drejtues dhe moderatorë tregojnë për të pathënat e skandaleve më të mëdha dhe sekretet e investigimeve të bujshme, në 20 vite “Fiks Fare”… Këto dhe fillimet e tranzicionit nga radio në televizion vijnë sonte në episodin e gjashtë në “Ëndërrtjerrësit”.