Është fikur zjarri që përfshiu kurorën e gjelbër të Sarandës. Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Sarandës, ndërsa në mbështetje të operacionit u nisën mjete zjarrfikëse nga Bashkitë Delvinë dhe Konispol. Ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar ndihmoi në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit. Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndërsa në terren vijon monitorimi për të shmangur riaktivizimin e vatrave.