Top Channel/ Fierza nën kuotën 275 metra/ Mungesa e reshjeve tkurr rezervën hidrike, prurjet bien
30/08/2026 12:12

Fierzë nën 275 metra. Rezerva hidrike e liqenit po tkurret, ndërsa reshjet mungojnë dhe temperaturat e larta vijojnë. Gjatë javës që lamë pas, niveli i ujit ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme. Kuota maksimale e Fierzës shkon në rreth 296 metra, ndërsa mungesa e reshjeve gjatë korrikut dhe gushtit ka reduktuar ndjeshëm prurjet që furnizojnë liqenin. Në verilindje të vendit, gjatë këtyre dy muajve, reshjet kanë qenë thuajse të munguara. Drini i Bardhë, që buron në malet e Pejës, dhe Drini i Zi, që vjen nga zona e Shën Naumit, po mbërrijnë në Kukës me një mesatare prej më pak se 70 metra kub ujë në sekondë. Por diferenca bëhet edhe më e qartë kur këto prurje krahasohen me sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë. Vetëm një prej katër turbinave të Fierzës mund të shkarkojë të paktën 112 metra kub ujë në sekondë. Ndërsa nëse të katër turbinat punojnë njëkohësisht, shkarkimi arrin në rreth 450 metra kub ujë në sekondë. Pra, sasia e ujit që po mbërrin në liqen është ndjeshëm më e ulët se kapaciteti i shkarkimit të hidrocentralit. Një bilanc që tregon presionin mbi rezervën hidrike të Fierzës. Pa reshje të konsiderueshme dhe me nevojën për prodhim energjie, niveli i liqenit mbetet një tregues i rëndësishëm i situatës hidrike në veri të vendit.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19