Mijëra shqiptarë zbritën mbrëmjen e të martës në qendër të Londrës për të festuar Ditën e Flamurit. Me flamuj dhe simbole kombëtare, shqiptarët pushtuan rrugët rreth Westminster duke hedhur dhe fishekzjarre. Ndërkohë nuk mungoi as parada e makianve të shtrenjta dhe atyre sportive. Videot u shpërndanë në platformën TikTok.