Festivali Ndërkombëtar Teatror Skampa çeli edicionin e tij të 26 në Teatrin e Elbasanit. Një rrugëtim mes sfidave, vështirësive, por mbi të gjitha mes sukseseve si i vetmi festival më jetëgjatë i këtij lloji në Shqipëri. Më shumë se 300 vepra janë vënë në skenë në gjithë këto vite nga trupa teatrore nga më shumë se 50 vende të botës.