Top Channel/ Festivali Ndërkombëtar i Librit në Selanik, prezantohet në greqisht “Valsi i Lumturisë”
08/05/2023 19:16

Ka disa vite që përveç Ismail Kadaresë, publiku grek lexon të përkthyera në greqisht nga disa shtëpi botuese, edhe shkrimtarë të tjerë të njohur shqiptarë. Në Festivalin e 19 Ndërkombëtar të Selanikut, më dinjitozi në Ballkani, që ka filluar prej vitit 2004 dhe që rikthehet fuqishëm pas pandemisë, zë vend të veçantë prezantimi nga shtëpia botuese greke “Plithora” i librit “Valsi i Lumturisë”, të shkrimtarit të njohur shqiptar Ylljet Aliçka. “Greqishtja është gjuha e gjashtë, është përkthyer në disa vende. Në disa ka pasur sukses, në disa jo. Në Itali është pritur mirë sepse ishte tema me ëndrrën italiane me emigracionin dhe këtu me sa po shoh kam rënë me një botues aktiv, i cili shpreson se do pritet mirë”, thotë Açka. Ajo që bën interesante librin, është tema e marrë nga një ngjarje reale e emigracionit, nga historia e pionerëve të parë të emigrimit, familja Popa, që u fut në ambasadën italiane, në ditët e zisë kombëtare pas vdekjes së Enver Hoxhës. “Tema është pak a shumë me emigracionin. Gjë që më ka bërë përshtypje ,keqkuptimi reciprok i imazhit të shqiptarëve ndaj perëndimit dhe izolimit, shkërmoqja e shpresave të mëdha që patën për “Edenin”, që do gjenin “oazin” në botë dhe nga ana tjetër e kundërta, ky keqkuptimi i madh ose imazhi i gabuar sterotipik ,klishe i Perëndimit ndaj shqiptarëve”, shprehet Ylljet Aliçka. Αutori përshkruan me mënyrën e vet tepër të veçantë deri në satirë, traumat që solli emigracioni në nivelin jo vetëm individual,psikik të shqiptarëve, por edhe atë institucional, duke dhënë tepër realisht, faktin se si gjithë ajo shpresë e madhe e kësaj familjeje për gjetjen e lumturisë në Perëndim, u shkërmoq edhe pati një fund gati gati tragjik. Festivali Ndërkombëtar i Librit në Selanik është një ngjarje e rëndësishme në të gjithë Ballkanin dhe tashmë është bërë traditë të prezantohen me botimet e tyre të përkthyera në greqisht edhe shkrimtarë shqiptarë. Aliçka është shkrimtari i pestë shqiptar, të cilit i botohen libra në gjuhën greke dhe kjo tregon tashmë ndjeshmërinë dhe vëmendjen e shtëpive botuese ndaj letërsisë cilësore shqiptare.

Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
Blindohet Shqipëria dhe Kosova, nis prodhimi i municioneve, çmendet Serbia | Breaking
25/02 13:19
DIGITALB DIGITALB