Një destinacion i ri turistik fshihet në Alpet shqiptare, 95 km larg nga Shkodra. Udhëtimin tonë drejt Lëpushës e bën më interesant takimi me dy turistë çekë. “Hera ime e parë në Shqipëri. Bosnja, Rumania e Shqipëria janë super për aventurat tona me motorra. Por Shqipëria qëndron në krye për bukurinë e rrugëve gjarpërushe”, thotë njëri nga ata.