Korça për disa ditë do të jetë një skenë e madhe muzikore me zhvillimin e “Lulu Fest”, festivalit që bashkon banda frymore nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe vende të tjera të rajonit. Tingujt e marsheve, interpretimet plot energji dhe atmosfera festive krijuan në ditën e parë një ngjarje që solli jo vetëm art, por edhe bashkim kulturash e miqësish. Pasi performuan duke ecur në rrugët e qytetit pjesëmarësit tregojnë se festivali ndërkombëtar i bandave frymore është një eveniment i veçantë që u ka dhënë jo vetëm emocione por u ka krijuar hapësirën për të shkëmbyer eksperiencën e tyre