Komedia e Shekspirit “Nata e 12”, e cila u ngjit në skenë nga trupa e teatrit të Korçës me regjinë e Dimitri Millonas është vlerësuar si shfaqja më e mirë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë. Shfaqja “Borgjezi Fisnik” nga teatri Aleksandër Moisiu i Durrësit ka mbyllur festivalin në këtë edicion të 10 të tij, i cili bëri bashkë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.