Festivali Ndërkombëtar Teatror Skampa 2023 çeli edicionin e tij të 25 në Teatrin e Elbasanit. Çerek shekulli rrugëtim mes sfidave, vështirësive, por mbi të gjitha mes sukseseve si i vetmi festival më jetëgjatë i këtij lloji në Shqipëri. 300 vepra janë vënë në skenë në 25 vite nga trupa teatrore nga më shumë se 50 vende të botës. “Ky është festivali Skampa, i qytetit të Elbasanit. Është një festival model që nuk e ka deri më sot asnjë në Shqipëri. Janë 25 edicioni. Një festival që tenton të akordojë vlerat bashkëkohore të teatrit me ato evropiane dhe botërore”, tha Drejtori i Festivali të Teatrit, Adonis Filipi.