Fondi i Teatrit për të Rinj, ka mbërritur në fazën përfundimtare, dhe po mbahet në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli duke vijuar deri më 13 dhjetor. 14 shfaqjet teatrore që u realizuan nga ky fond do të finalizohen përgjatë kësaj periudhe. Samela Skënderasi sjell sonte shfaqen “Kam frikë”. Shfaqjet do të luhen edhe në skenën e Teatrit Metropol dhe Teatrit privat “Zonja e Bujtinës”.