Vogëlushja Nikol Çabeli u shpall fituese e edicionit të 61-të të Festivalit Mbarëkombëtare të Këngës për Fëmijë. Me muzikën dhe tekstin e Erjona Rushitit, kënga “Coco IM”, kushtuar një miqësie të vërtetë mes qenit dhe njeriut, por me një fund të trishtë, mori shumicen e votave të vetë fëmijëve këngëtar, duke merituar vendin e parë.