Mbrëmjen e kaluar, qendra kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës u mbush me tinguj muzike, në finalen e Festivalit të Këngës Franceze për të Rinj. Kjo festë muzikore, e mbështetur nga ambasada franceze në Tiranë, bëri bashkë 17 të rinj nga qytete të ndryshme të vendit, të përzgjedhur mes afro 100 pjesëmarrësish.