Tirana International Film Festival vijon me shfaqjen e filmave në ditën e pestë, por njëkohësisht vazhdon dhe puna e anëtarëve të jurisë të cilët do të përcaktojnë edhe fituesit mbrëmjen e 30 shtatorit. Konkurrimi zyrtar për kategoritë kryesore do të vlerësohet nga 4 juri ndërkombëtare të formuara nga personalitete të njohur të industrisë kinematografike, si dhe një grup kineastësh të njohur nga Shqipëria e Kosova.