“Princesha e Babit” e kënduar nga vogëlushja nga Fieri Marina Daka, me muziken dhe tekstin e Eriona Rushiti dhe orkestrimin e Enis Mullaj u shpall fituese e edicionit te 59 të Festivalit Mbarëkombetar të Femijeve. Te 18 kenget e kenduara nga femijet prej të gjitha trojeve shqiptare ishin një sukses thote drejtori i festivalit Kujtim Aliaj. Që nga viti 1962, kohë dhe kur u ideua Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, ky event organizohet çdo vit në qytetin e Shkodër duke sjellë krijimet më të mira të autorëve më me emër të muzikës e teksteve të këngëve, duke zbuluar talente nga të gjitha trojet shqiptare të cilët në vitet që pasojnë kanë shkëlqyer në skenat muzikore brenda e jashtë vendit.