Edicioni i 17 i festivalit ndërkombëtar të Monodramës Albamono në Maliq ka nisur me dokumentarin kushtuar mjeshtrit Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta këtë fillim viti. Trupa nga Shqipëria, Spanja, Bulgaria, Rusia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Rumania do të jenë pjesëmarrës në edicionin e 17 të këtij festivali. Për organizatoret ky mbetet një event i rëndësishëm për qytezën e Maliqit ndërsa artistet pjesëmarrës për shkak të pandemisë dhe kushtëzimeve prej vitit të kaluar e shohin si një mundësi të mirë për të marrë nga publiku emocionet e munguara.