Mbrëmjen e kaluar, sheshi "Liria" i Durrësit u kthye në një arenë të kulturës dhe traditave popullore, duke pritur edicionin IV të festivalit folklorik ndërkombëtar "DurrësFest", që mblodhi së bashku ansamble nga disa vende të Ballkanit dhe Evropës. -Jilldiz Nebi, Bashkëorganizatore e Durrës Fest Ansamblet e ndryshme nga Drenica, Durrësi, Siçilia, Izmiri, Ostrovsko etj. u ngjitën në skenën e ngritur para teatrit "Aleksandër Moisiu" të qytetit bregdetar, për të prezantuar një pjesë të trashëgimisë kulturore të vendit dhe krahinës së tyre.