Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit. Kështu, në respektim të masave dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes Kisha e Shën Gjergjit ka pritur besimtarët të cilët kanë ndjekur meshën e mbajtur me këtë rast për lindjen e Jezu Krishtit birit të perëndisë. Hirësia e tij Metropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komuniteti ka përcjellë urimin Gëzuar Krishtlindjen për më tepër mirësi dhe mbarësi në çdo familje të besimtarëve.