Top Channel/ Festë mes të nxehtit përvëlues, “digjet” SHBA
03/07/2026 23:23

Miliona njerëz përgjatë Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përballen me temperatura rekord, ndërsa nis fundjava e festës së 4 Korrikut (Dita e Pavarësisë). Periudha më e nxehtë e vitit deri tani po i çon temperaturat në nivele që, në disa zona, nuk janë parë prej dekadash. Vala e të nxehtit mund të ndikojë në aktivitetet e fundjavës, që janë parashikuar për 250-vjetorin e Pavarësisë. Kjo vjen pas një periudhe të paprecedentë të vapës në Evropë, me temperatura rekord në të gjithë kontinentin. Temperaturat përvëluese dhe lagështia e lartë nuk janë të pazakonta në Amerikën e Veriut. Megjithatë, shtrirja e gjerë e këtij fenomeni, që prek rreth 25 milionë njerëz në zonat qendrore dhe lindore dhe më pas gjithë lindjen gjatë fundjavës, e bën atë veçanërisht të rrezikshëm. Ndërkohë, Filadelfia regjistroi temperaturën më të lartë që nga viti 2011, 39°C. Të shtunën mund të ketë lehtësim të vapës në disa zona qendrore, por jo në lindje, ku temperaturat do të mbeten të rrezikshme për ata që marrin pjesë në aktivitete në natyrë. Një tjetër shqetësim janë stuhitë e forta në rrafshinat veriore, rajonin e Midwest-it dhe zonën e Liqeneve të Mëdha. Ato pritet t'i japin fund të nxehtit me breshër, erëra shkatërruese, përmbytje të menjëhershme dhe madje edhe disa tornado, njoftuan autoritetet. Deri të dielën, vapa do të intensifikohet në Virxhinia, Karolinën e Jugut dhe Veriut e juglindje, përpara se të përhapet drejt pjesëve perëndimore të SHBA-ve dhe Kanadasë gjatë javës së ardhshme. Paralajmërime për vapë janë gjithashtu në fuqi në pjesën më të madhe të Kebekut, përfshirë Montrealin dhe qytetin e Kebekut.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55