Shqipëria ka hyrë në një sezon të vështirë epidemiologjik, pasi në vend qarkullojnë dy variante të Covid, “Delta” dhe “Omicron”, virusi i gripit Ah3 dhe shumë viroza të tjera. Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hequr masat kufizuese për datën 31, duke i lejuar qytetarët të festojnë nëpër lokale dhe restorante, Silva Bino ju kujton të mos festoni të shfrenuar, por respektoni masat mbrojtëse.