Ndërrimi i viteve ka sjellë fluks emigrantësh në Vlorë të cilët kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre. Fluksi i ardhjes së emigrantëve është shtuar prej disa ditësh në portin e Vlorës, madje në krahasim me dy vitet e fundit shifrat janë dyfishuar.