Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve gjatë gjithë vitit, në këto prag festash rritja e çmimeve të produkteve të shportës po cenon tryezën e Vitit të Ri të një familje mesatare shqiptare. Qytetarët e Elbasanit shprehen se asnjëherë më parë çmimet nuk kanë kapur të tilla nivele. Ndërkohë gjeli i detit, mbreti i festës shënon rekorde duke u bërë i pakapshëm. Teksa vitet e kaluara një gjel deti arrinte në 5-6 mijë lekë tashmë gjeli i detit shitet 8-9 mijë lekë të reja.