Top Channel/ Festa e Top Media, Lori Hoxha: Viti kur grupi ynë forcohet si një i vetëm
17/10/2025 19:57

Top Media u mblodh në festën e përvitshme, në ditën përkujtimore të themeluesit Dritan Hoxha. Në fjalën e mirëseardhjes, drejtuesja e kompanisë Lori Hoxha foli për vizionin e saj për grupin mediatik. Këtë festë e nisi im atë, themeluesi që sot do të festonte 57 vjetorin e tij. Ai nuk ndërtoi vetëm një kompani, ndërtoi një besim. Një besim se edhe në një vend të vogël me pak burime por me shumë zemër mund të krijonim diçka që prek çdo shtëpi, çdo familje… dhe ne e bëmë. Kjo nuk është thjesht një mbrëmje, është një moment falenderimi për sa larg kemi ardhur, për sa shumë kemi ndërtuar dhe për forcën që na mban bashkë. Në momentet më të vështira e ndjej pranë, jo si kujtim por si forcë, fryma e tij është e pranishme në çdo vendim që marr, në çdo rrezik që guxoj dhe në çdo fitore që ndjej. Më udhëheq ende, ai është forca që nuk më le të ndalem. Është zëri që nuk më lejon të dorëzohem dhe për sa kohë kjo frymë është gjallë brenda meje, kjo histori nuk do të ndalet kurrë. Lori Hoxha shprehu mirënjohjen për skuadrën e Top Medias që punon me pasion dhe profesionalizëm, duke vazhduar me hapa përparimtarë në përgjigje të sfidave të kohës. Sonte dua të flas për diçka që të gjithë e ndjejmë: mënyrën se si ka ndryshuar televizioni. Jetojmë në një botë ku vëmendja është copëtuar, ekranet janë shumëfishuar por kuptimi është rralluar. Kur të tjerët thonë se televizioni ka mbaruar ne ju tregojmë se është gjallë. Kur të tjerët kërkojnë klikime ne kërkojmë lidhje. Kur të tjerët kujtojnë se magjia është zhdukur, ne ju kujtojmë se si bëhet! Por, e sigurt është që nuk mund të ketë një Top Channel të fortë pa Digitalb, i cili do të zhvillohet më tej më një frymë inovatore. Lori Hoxha ndau objektivin e sezonit të ri të Top Medias, ku e kaluara do të takohet me të ardhmen… Kur je ndërtuar mbi vlera të vërteta, asnjë stuhi nuk të shemb, vetëm të provon. Digitalb ka parë konkurrencë, dyshime por asnjëherë rënie sepse në fund është shtëpia e çdo shqiptari, pjesë e kujtesës sonë kolektive, e identitetit tonë kombëtar. Tani është koha të rifitojë peshën që meriton, jo me fjalë por me veprim; jo me nostalgji por për të ardhmen. Këtë vit çdo energji dhe vendim strategjik ka shkuar drejt forcimit të pronësisë, qartësisë dhe drejtimit të Digitalb… sepse kjo nuk është thjesht një kompani për ne, është baza që mban gjallë grupin. Ky është viti kur grupi ynë forcohet si një i vetëm, ku e tashmja edhe e ardhmja takohen. 16 tetori është kthyer në një simbol të vazhdimësisë, të rritjes dhe të ndikimit që Top Media ka ndërtuar ndër vite, duke mbetur një pikë referimi për informacionin, debatin dhe argëtimin në vend.

Top Channel/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
25/03 10:12
Top News – Edhe Erion Braçe paraqitet në SPAK, dyshohet për një padi për shpifje
25/03 10:05
Top Channel/ Erion Braçe në GJKKO, deputeti paraqitet për një çështje gjyqësore për shpifje
25/03 09:43
Top Channel/ Kishin bluza kuqezi, Serbia arreston 4 shqiptarë në autostradë
24/03 23:19
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Laç, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet
24/03 23:09
Top News- “Babi ishte konfliktual”, detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec
24/03 22:50
Top News- Hetimet për ‘21 Janarin’/ Mark Nika takon Klodian Brahon në SPAK: Do kemi zhvillime
24/03 21:57
Top News – Marta Kos: SPAK, punë ekselente / ‘Korrupsioni problem nëse pranohet nga shoqëria’
24/03 21:57
Top News- Debate në gjyqin ndaj Veliajt/ Aktet hetimore përplasin SPAK me avokatin mbrojtës
24/03 21:56
Top News – Tragjedi në Roskovec / Burri 80-vjeçar vret gruan e tij me pushkë brenda banesës
24/03 20:12
Top Channel/ Arratiset anija në Durrës, largua nga Porto Romano pa asnjë lajmërim
24/03 20:01
Top Channel/ Debatet në gjyqin e Veliajt, avokati i ri përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore
24/03 19:56
Top Channel/ Krim brenda familjes në Roskovec, burri vret me armë gruan e më pas…
24/03 18:54
Top Channel/ Pogradeci në prag të sezonit të ri turistik, nis aksioni i pastrimit në gjithë qytetin
24/03 18:52
Top News – Regjistra biznesi të modernizuar / EBRA takim në Tiranë, Ibrahimaj: Drejt digjitalizimit
24/03 18:41
Top News – Bardhi shpërthen kundër Marta Kos. ‘Shqiptarët s’janë të korruptuar, përgjegjësi e Ramës’
24/03 18:20
Top News -Edhe BE dënon dhunën në protestë. ‘Opozita e ka vendin në parlament, sidomos për reformat’
24/03 17:28
Top News – DataLog dhe DBvisit në Shqipëri. Mbi 25 vjet eksperiencë, mbrojtje e sigurt e të dhënave
24/03 17:23
Top Channel/ Prezantohen 50 peizazhet e Përvathit, një udhëtim artistik nga veriu në jug
24/03 15:31
Top Channel/ Kisha Katolike dhe Rama ftojnë Papa Leonin për jubileun e Zojës së këshillit të Mirë
24/03 15:29
DIGITALB DIGITALB