Në Divjakë u organizua për herë të tretë festa e takisë. Që nga kohët e lashta e deri më sot, takia nuk përfaqëson vetëm kësulën tipike që shërbente si mbulesë koke për burrat në ditë të zakonshme apo festa, por edhe bardhësinë e shpirtit myzeqar. Kjo festë organizohet në muajin gusht për të mirëpritur edhe emigrantët sc ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme ku të gjithë, të mëdhenj e të vegjël u bashkuan në një koncert me këngë dhe valle të traditës myzeqare