Shega është fryti, simbol i rajonit të Lezhës ku gjenden formacione pyjore me shegë të egra, si dhe të kultivuara në bahçet e fermerëve. Si çdo vit e kthyer tashmë në tradite Festa e shegës vjen me një panair në qendër të qytetit ku prezantohet jo vetëm traditën e këtij qyteti, por dhe përfshirja e këtij fryti në gatime ku vitet e fundit ka marrë një rëndësi të veçantë.