Brigjet e Liqenit të Shkodrës u kthyen në një hapësirë feste dhe promovimi turistik, ku vizitorë vendas e të huaj shijuan aktivitete te ndryshme në kuadër të Festës së Liqenit.Shëtitjet me kanoe, biçikletat në ujë, aktivitetet sportive, eksplorimi i natyrës dhe gatimet tradicionale të zonës së Shirokës dhe Zogajt krijuan një atmosferë të veçantë, duke sjellë në vëmendje potencialin turistik të kësaj zone.