Me diell lule e plot miq, Elbasani feston sot Ditën e Verës. Atmosfera festive e nisur një javë më parë kulmoi me koncertin e madh të natës së verës, ndërsa 14 marsi gjeti zgjuar që në orët e para të mëngjesit të mëdhenj e të vegjël për të festuar stinën e ngrohtë, por edhe një shtëpi e gatshme për të pritur miq nga të gjitha zonat e vendit, por jo vetëm.