Në Francë, fermerët po vijojnë protestat prej shumë ditësh duke kërkuar politika më të mira dhe më shumë mbështetje ndaj sektorit bujqësor. Ata afruan kolonat e traktorëve këtë të mërkurë në afërsi të Parisit, Lionit por dhe qyteteve të tjera, duke injoruar paralajmërimet e policisë. Ndërkohë disa prej tyre u prangosën nga ana e autoriteteve pasi tentuan të bllokonin një treg ushqimor në jug të kryeqytetit të Parisit.