Ekonomisë iu shtuan më shumë biznese të reja në vitin 2022. Sipas INSTAT, numri i ndërmarrjeve ekonomike të regjistruara u rrit me 5.6%, ndërsa më e fortë ishte rritja për fermerët e regjistruar me 34.1%. Tashmë janë 84 369 fermerë të regjistruar, rreth 22 mijë më shumë se një vit më parë. Skemat e qeverisë për rimbursimin e naftës dhe subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë kanë sjellë edhe formalizimin e sektorit.