Pesë traktorë hodhën ngarkesa me pleh organik dhe mbeturina pranë rafinerisë TotalEnergies në jug të Lionit, në shenjë proteste për çmimet në rritje të karburantit. Të organizuar nga sindikata bujqësore traktorët mbërritën rreth orës 4 të mëngjesit para rafinerisë.