Libofsha e Fierit, prej disa vitesh është shndërruar në një nga zonat më të njohura në vend për kultivimin e rrushit në sera. Klima e përshtatshme dhe përvoja e fermerëve kanë bërë që sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë të shtohen çdo vit. Rrushi i tavolinës nga Libofsha është cilësuar ndër më të mirët në treg, ndërsa fitimet kanë qenë të kënaqshme për prodhuesit.