Prej vitesh, në qarkun e Korçës blegtorët mbështeten tek tregtia ambulante për të shitur qumështin dhe nënproduktet e tij. Por aksioni i ditëve të fundit për t’i larguar nga rruga me qëllim krijimin e një sistemi ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të këtyre nënprodukteve të jetë i pastër, ka shkaktuar pakënaqësi tek fermerët.