Admirim Cekaj, një fermer nga fshati Frakull në Fier, filloi të kultivojë perime tetë vite më parë në një sipërfaqe prej 3 dynymë tokë që kishte në pronësi. Çdo vit, ai ka shtuar sipërfaqet duke blerë dhe marrë me qira toka, dhe sot ka arritur në 14 hektarë, të cilat i kultivon gjatë gjithë vitit me kultura të ndryshme, kryesisht perime, ullinj dhe foragjere.