Pasojat e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale po ndihen gjithnjë e më shumë mbi sektorin e bujqësisë. Fenomene të tilla ekstreme të motit, si breshëri, kanë shkatërruar muaj të tërë pune për fermerët e fshatrave Biranj dhe Lumalas, duke dëmtuar masivisht sipërfaqe të tëra të mbjella me spec, apo edhe perime të tjera.