Bilbil dhe Ilirjana Tabaku janë një çift bashkëshortësh nga Çanakaj në Lushnjë, që prej më shumë se 15 vitesh meren me kultivimin e perimeve në sera diellore. Për çiftin e fermerëve ky vit nuk quhet i suksesshëm edhe pse domatja e cila ata kanë prodhuar shitet me çmim 80 lekë kilogrami. Çmimet e larta të inputeve bujqësore, plehrat dhe rritja e çmimit të krahut të punës nuk e mbulon koston.