Vdekja e më shumë se 300 fëmijëve në 2022-shin ka nxitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë të bëjë thirrje për "veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar" për të mbrojtur të miturit nga ilaçet e kontaminuara. Vdekjet në fjalë lidheshin dhe shurupet e kollës. Fëmijët, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, ndërruan jetë nga dëmtimi akut i veshkave në Gambia, Indonezi dhe Uzbekistan.