“Nuk do ta harroj kurrë atë që pashë. Fëmijët kishin mbetur nën rrotat e makinës”: një prej edukatoreve të tragjedisë që tronditi një ditë më parë qytetin Italian të Aquilas, rrëfeu tmerrin e përjetuar kur një mjet tip Passat rrëshqiti e ra në oborrin e një kopshti, ku po luanin disa të mitur. Një vogëlush 4 vjecar, Tommaso D'Agostino humbi jetën, ndërsa pesë fëmijë të tjerë u plagosën.