Një e treta e fëmijëve britanikë që nisin arsimin fillor ngatërrojnë faqet e librave me ekranet e telefonave, duke pasur vështirësi në përdorimin e tyre. Ky studim i huaj gjen vend edhe në Shqipëri, ku profesionistët vënë re raste të ngjashme të nxënësve që shpenzojnë kohë të ekzagjeruar në pajisje teknologjike duke I shkëputur nga realiteti.