Jusra Shuli ishte foshnjë e sapo lindur kur la Shqipërinë bashkë me motrat Ermën 7 vjeçe dhe Elonën 11 vjeçe. Me gjithë apelet e vazhdueshme për t’i sjellë nga Siria 5 nipër e mbesa, shteti ka dështuar të kthejë në Shqipëri fëmijët e çiftit Shuli që të dy të vrarë gjatë luftës. Gjyshërit e tyre jetojnë për t’i përqafuar edhe njëherë, dhe shpresën se edhe ata do kenë fatin e Eva Dumanit, e cila mbas rrëmbimit nga i ati kur ishte 9 vjeçe, më në fund mbërriti në shtëpi.