Pesë fëmijë të tre 3 heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës kanë marrë statusin e “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”. Kryeministri Edi Rama priti paraditen e të martës, në zyrën e tij, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu fëmijët e dy policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt.