Top Channel/ “Fëmijët e mi po hanë dhé”, nëna e viktimës thirrje për drejtësi:Nuk jam për hakmarrje!
29/06/2021 20:28

E vrarë nga ngjarja e rëndë ku i humbi jetën vajza, dhëndri dhe dy mbesat e mitura, nëna e Silvanës nuk ka nguruar të dalë në shesh dhe të kërkojë drejtësi. Mes lotësh, ndërsa vajzat e mbajnë për krahu, nëna e të ndjerës Silvanë kërkon drejtësi nga shteti shqiptar, ndërsa përjashton kategorikisht mundësinë e hakmarrjes. E indinjuar se asnjë pjesëtar i familjes së djalit që shkaktoi aksidentin tragjik, nuk i ka shkuar në shtëpi për ngushëllim, nëna e viktimës thotë se tashmë është tepër vonë që t’i presë për ngushëllim dhe ia lënë dorë vetëm drejtësisë. “I lutem shumë qeverisë të marrë masa, t’i çojë atje ku e meritojnë se katër fëmijët e mi po hanë dhe, nëna ka 5 ditë sot është helmuar dhe është tërë jetën e helmuar. Më mbyllën derën e vajzës, vajza ime erdhi me pushime, erdhi te prindërit si gjithë emigrantët dhe i la kockat me fëmijë nga një djalë që nuk është i edukuar. Ai që më bëri mua këtë nuk është djalë nëne dhe babai, ai është djalë me norma të veri dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nëne një llafë. Çfarë prindi apo nëne është kjo. Po t’i kishin vdekur asaj katër fëmijë çfarë do bënte ajo. Ju lutem shumë kryeministrit, Presidentit, avokatit, doktorit, popullit, gjithë botës, të ngrihen në revoltë dhe të vihet drejtësia në vend sepse sot e pësova unë dhe nesër do ta pësojnë nënat e tjera. Kjo do vazhdojë sepse këtu nuk ka drejtësi. Kështu është vendi, sepse këtu është paraja. Vajza ime ishte e thjeshtë, familje e thjeshtë, kishte vajtuar ne emigrim për t’u ushqyer dhe i morën jetën këta rrugeçër. Nënat të më dëgjojnë dhe t’i flasin fëmijëve. Mos t’i japin makina 100 apo 200 mijë euro. Më është helmuar kocka, shpirti, më është mbyllur shtëpia e vajzës. Jam e vrarë, ju lutem të më falni nëse unë flas ndonjë fjalë, por jam nënë dhe të gjitha nënat e dinë si janë. Nuk kam më nevojë për ata, sot është vonë. Ai të vinte të më trokiste në derë, unë nuk ja prisja kokën sepse nuk jam për hakmarrje. Dua ligjin si e meriton. Edhe djali im ta kishte bërë do thosha atje të kalbet”, tha nëna e Silvanës.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52