Top Channel/ Fëmija 3-vjeçar humbi jetën, drejtori i Spitalit Shkodër: Erdhi pa shenja jete, babai…
24/02/2025 19:26

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën, teksa një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën dhe motra 8-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë, nën dyshimet për një helmim në gjak. Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, dhe mjekja, Greta Naraci, kanë zbuluar detajet e këtij rasti. Halluni u shpreh se fëmija 3-vjeçar ka mbërritur në spital thuajse pa shenja jete, teksa babai një ditë më parë ka kërkuar që vogëlushi të mos vazhdojë trajtim në spital. “Të premten në orën 16:40 në pediatri është paraqitur vogëlushi me shenja e të vjellave. Ai është trajtuar për këto simptoma sipas protokollit të spitalit. Familjarëve i është propozuar pas dy orësh të qëndrojnë në spital për të vijuar trajtimin. Pas sqarimeve me familjarët, i ati vendosi për të marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin dhe këshillën e mjekes. Babai ka vendosur firmën në kartelë. Të shtunën në mëngjes ka ardhur në gjendje të rënduar në pediatri, pacienti 3-vjeçar, pothuajse pa shenja jete, me puls shumë të ulët. Në atë moment kanë qenë mjekët që janë munduar që të bëjnë reanimimin e fëmijës. Për treçerek ore kanë vazhduar çdo procedurë të dhënies së ndihmës së shpejtë. Pas 30 minutash ka ardhur edhe e motra 8-vjeçare me të vjella. Më pas është vendosur menjëherë zhvendosja e saj në terapi intensive”, tha ai. Mjekja nga ana tjetër është shprehur se ka qenë e pamundur ndërhyrja tek vogëlushi, pasi me kalimin e minutave parametrat jetësorë janë ulur vazhdimisht. “Të shtunën natën fëmija ka qenë në shok kardiak, me parametra jete jonormale. Ishte e vështirë si situatë. Pas 5 minutash, kur u transportua në reanimacion, fëmija nuk na dha më asnjë shenjë. Ishte koha shumë e shkurtër, nuk na lejoi të zbulonim diagnozë. Ne kemi pyetur të afërmit nëse ka konsumuar diçka dhe na kanë thënë që jo. Do të ishte idealja të bëhej autopsia”, është shprehur mjekja.

Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43