Shtetet e bashkuara do të përfshoren drejtpërdrejtë në hetimet mbi zbardhjen e sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, e pohuar kjo nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili pohoi angazhimin për këtë cështje të agjentëve të Byrosë Federale të Hetimit. Një shpërthim i fuqishëm i shkaktoi dëme në 29 nëntor kanalit të ndodhur në fshatin Varragë të komunës me shumicë serbe të Zubin Potokut në veri të vendit.